UEFA ka publikuar sot ranglistën më të fundit të ligave evropiane, ku Superliga e Kosovës renditet në pozitën e 37-të, duke lënë pas kampionate si ai i Bosnjës dhe Kazakistanit.

Ndër klubet, Ballkani vazhdon të jetë më i suksesshmi nga Kosova, duke u renditur në vendin e 163-të, përpara Hajduk Splitit të Kroacisë. Pas tij vjen Drita, që mban pozitën e 190-të, duke lënë prapa skuadra si Larne dhe Brondby, shkruan AutoPortali.

Kujtojmë se të dyja skuadrat kosovare synojnë të enjten kualifikimin në fazën play-off të garave evropiane.




