Uji bllokon aksin Ferizaj–Gjilan në Sojevë
U

Uji bllokon aksin Ferizaj–Gjilan në Sojevë

Aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojevë, është mbyllur për qarkullim për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë.

Të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim janë duke shfrytëzuar rrugën alternative Ferizaj–Mirosal–Gjilan dhe anasjelltas, raporton TV Festina, përcjell AutoPortali.

Nuk dihet ende kur do të hapet sërish ky segment rrugor.

TË FUNDIT