Kombëtarja e Kosovës (femra) sot zhvillon ndeshjen e parë të play-offit të UEFA Nations League kundër Turqisë, që nis në ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Vashat “Dardane” kërkojnë mbështetjen e tifozëve në këtë duel vendimtar për qëndrimin në Ligën C ose ngjitjen në Ligën B.
Kapitenia Erëleta Memeti kujtoi përballjen e fundit me Turqinë në vitin 2019, duke theksuar se njohja me kundërshtarin është një avantazh:
“Turqia ka lojtare të forta fizikisht dhe kundërsulme të shpejta, por ne jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje.”
Futbollistet e Kosovës u bëjnë thirrje tifozëve “Dardanët” të jenë sa më të shumtë në tribuna, pasi përkrahja e tyre është një motivim shtesë për rezultat pozitiv. Hyrja është falas.




