Valon Jaha i AK Prizreni D&G është fitues i garës së dytë të Kampionatit të Kosovës në disiplinën auto sllallom.
I vlerësuar si specialist i kësaj disipline, Valoni me BMW në të dyja vozitjet ishte më i shpejti, 53.099 dhe 52.945 sekonda, koha e përgjithshme 01:46.044 minuta.
“Jam i kënaqur që përsëri jam kthyer te fitorja. Gara ishte e mirë, me pjesëmarrje të kënaqshme e shumë rivalitet. Sigurisht që gjithmonë ka vend për përmirësime, prandaj shpresoj që në garat e ardhshme të kem kohë edhe më të mirë”, ka thënë Jaha pas përfundimit të garës.
Në pozitën e dytë, në plasmanin e përgjithshëm, u rendit Belkim Fazliu po ashtu i AK Prizreni D&G. Ai me Renault Megane RS3 pati kohë 55.292 dhe 55.982 sekonda, koha e përgjithshme 01: 51.274 minuta, 05.230 sekonda në krahasim me fituesin.
Në podium u gjend edhe Leutrim Bytyçi i AK Ferizajt, i cili me Peugeot 56.399 dhe 57.051 sekonda (01:53.450).

Në konkurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit AK Prizreni D&G me 55 pikë, po aq sa edhe Prishtina Racing Team e AK Ferizaj që u gjendën në pozitat 2, përkatësisht 3.
Rezultatet:
Klasa 2
1.Ardit Namligjiu – Opel Astra (Klubi Auto Kosova Ferizaj) 02:10.245
Klasa 3
1.Driton Qerimi – BMW (AK Prizreni D&G) 01.55.792
2.Arlind Ramadani – Opel Astra (Prishtina Racing Team) 01:57.081
3.Vehad Qorrolli – BMW (AK Ferizaj) 02:02.583
Klasa 4
1.Faton Majanci – Peugeot 207 (Prishtina Racing Team) 02:05.731
2.Loris Rexhepi – Golf 7 (Klubi Auto Kosova Ferizaj) 02:12.535
3.Rexhep Bytyqi – Citroën (AK Ferizaj) 02:14.483
Klasa 5
1.Anton Berisha – Audi (Prishtina Racig Team) 02:00.322
2.Liridon Xhakli – Golf 7 (AK Ferizaj) 02:05.437
3.Mentor Dragidella – Skoda Octavia (AK Ferizaj) 02:05.922
Klasa 9
1.Kadishe Shabani – Seat Leon (AK Ferizaj) 02:24.415
2.Lumturije Berisha – Nissan (AK Ferizaj) 02:44.296
Klasa 12
1.Leutrim Bytyqi – Peugeot (AK Ferizaj) 01:53.450
Klasa 13
1.Valdrin Krasniqi – Opel Corsa (AK Drenica) 02:24.933
Klasa 14
1.Valon Jaha – BMW (AK Prizreni D&G) 01:46.044
2.Belkim Fazliu – Renault Megani (Prizreni D&G) 01:51.274
Klasa 15
1.Kushtrim Bytyqi – BMW (AK Ferizaj) 01:54.145
2.Orhan Dullovi – Golf (Klubi Auto Kosova Ferizaj) 02:02.883
3.Drilon Krasniqi – Opel Astra (AK Drenica) 02:06.067
Klasa 16
1.Burim Asllani – Tesla (AK Ferizaj) 02:01.358
Promo
1.Rozart Cangu – Suzuki Swift (DDA) 02:16.063
Plasmani gjeneral:
1.Valon Jaha – BMW (AK Prizreni D&G) 01:46.044
2.Belkim Fazliu – Renault Megani (Prizreni D&G) 01:51.274
3.Leutrim Bytyqi – Peugeot (AK Ferizaj) 01:53.450
Plasmani ekipor:
1.AK Prizreni D&G 55 pikë
2.Prishtina Racing Team 55
3.AK Ferizaj 55
4.Klubi Auto Kosova Ferizaj 40
5.AK Drenica 22
6.KMDK 2



