Vazhdon dita e tretë e detyrimit për ndërrimin e gomave dimërore
V

Vazhdon dita e tretë e detyrimit për ndërrimin e gomave dimërore

Që nga 15 nëntori, ka filluar zyrtarisht periudha e detyrueshme e përdorimit të gomave dimërore dhe kjo ka sjellë fluks të madh të shoferëve nëpër servise.

Sipas Lulzim Jahirit nga EuroGoma, ky interesim pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

“Po, kompania jonë po punon rregullisht për ndërrimin e gomave dimërore dhe presim që kjo situatë të vazhdojë disa ditë derisa shoferët të përmbushin detyrimin. Vetëdijësimi për sigurinë në trafik po rritet dhe ne jemi të gatshëm t’u ofrojmë shërbim profesional klientëve tanë”, tha ai për AutoPortalin.

Ndryshe, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin pajisjet dimërore gjatë vozitjes./AutoPortali.

TË FUNDIT