Vazhdon lirimi i hapësirave publike në jug, çadra falas në Qeparo
V

Vazhdon lirimi i hapësirave publike në jug, çadra falas në Qeparo

Qeveria shqiptare ka liruar një tjetër zonë bregdetare të zaptuar në mënyrë të paligjshme, këtë herë në Qeparo.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se pas ndërhyrjes së autoriteteve, hapësira publike në këtë plazh është çliruar dhe tashmë janë vendosur çadra falas për pushuesit, shkruan AutoPortali.

“Qeparoi, pas lirimit nga zaptimet e paligjshme, ku Bashkia Himarë ka vendosur tani çadrat që do të jenë falas për të gjithë pushuesit”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ky është rasti i radhës në kuadër të aksionit për rikthimin e hapësirave publike në vijën bregdetare, të cilat prej vitesh janë bllokuar nga struktura private pa leje. /AutoPortali

TË FUNDIT