Vdes Davide Tizzano, president i Lojërave Mesdhetare
V

Vdes Davide Tizzano, president i Lojërave Mesdhetare

Komuniteti sportiv ndërkombëtar është tronditur nga ndarja nga jeta e Davide Tizzanos, President i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) dhe një nga figurat më të njohura të sportit evropian.

Lajmi është konfirmuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), i cili përmes një telegrami ngushëllimi e cilësoi Tizzanon si një mik të madh të Kosovës dhe një udhëheqës me vizion të qartë sportiv.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, shprehu dhimbjen për humbjen e tij, duke theksuar rolin e rëndësishëm që Tizzano pati në mbështetjen e sportit dhe vlerave olimpike.

Sipas Krasniqit, kontributi i Davide Tizzanos për Kosovën, veçanërisht në procesin e përfshirjes dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare, do të mbetet i paharruar.Ai nënvizoi se trashëgimia sportive dhe njerëzore e tij do të shërbejë si frymëzim për brezat e ardhshëm.

Ndërkohë, Federata Italiane e Varkëmarrjes konfirmoi se Tizzano ndërroi jetë pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Në deklaratën e saj, federata theksoi se ai do të mbetet një figurë udhërrëfyese për sportin italian dhe familjen e tij.

Funerali i Davide Tizzanos do të mbahet të martën, më 30 dhjetor, në orën 17:00, në Bazilikën “dell’Incoronata Madre del Buon Consiglio” në Napoli.

Davide Tizzano ishte gjithashtu një sportist i shquar, kampion i dyfishtë olimpik në rowing, 17 herë kampion kombëtar i Italisë dhe një nga emrat më të mëdhenj të sportit italian.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Tizzano, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin e Lojërave Mesdhetare.

TË FUNDIT