Vdes ish-trajneri legjendar i NBA-së
V

Vdes ish-trajneri legjendar i NBA-së

Sporti amerikan ka humbur një nga figurat më të mëdha të historisë së tij.

Lenny Wilkens, ish-lojtar dhe trajner legjendar i NBA-së, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar familja e tij përmes një deklarate publike.

Wilkens u shqua fillimisht si basketbollist, duke mbrojtur ngjyrat e St. Louis Hawks, Seattle SuperSonics, Cleveland Cavaliers dhe Portland Trail Blazers, ekipe të cilat më vonë do t’i drejtonte edhe si trajner.

Kulmin e karrierës e arriti në vitin 1979, kur udhëhoqi Seattle SuperSonics drejt titullit të parë kampion në historinë e klubit, një arritje që e përjetësoi emrin e tij në elitën e basketbollit amerikan.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Wilkens qëndroi gjithashtu në stolat e Atlanta Hawks, Toronto Raptors dhe New York Knicks, duke u bërë një nga trajnerët më të respektuar të NBA-së.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në lojë, ai u përfshi në NBA Hall of Fame, si lojtar dhe si trajner, një nder që i është dhënë shumë pak figurave në historinë e sportit. /AutoPortali

TË FUNDIT