Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Fsh. Carralevë, Shtime 16.09.2025. Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar në pyll, traktori i tij është rrokullisur duke e zënë viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.



