Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Obiliq, ku një burrë ka humbur jetën teksa po punonte në automjetin e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore gjatë punës rreth orës 14:00 të pasdites së të hënes.
Menjëherë pas incidentit, ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por fatkeqësisht, mjekët kanë konstatuar se ai kishte arritur atje pa shenja jete, shkruan AutoPortali.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet rreth rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar.