Verstappen flet edhe njëherë për rregullat e F1 2026
V

Verstappen flet edhe njëherë për rregullat e F1 2026

Piloti i Red Bull Racing thotë se kishte paralajmëruar që në vitin 2023 për problemet e rregullave të reja teknike të Formula 1, por as FIA dhe as ekipet e tjera nuk e dëgjuan.

Javën e kaluar ai i përshkroi makinat e reja si “Formula E me steroide”, duke shtuar se po jepte thjesht mendimin e tij të sinqertë. Sipas tij, shumica e pilotëve mendojnë njësoj, edhe pse disa janë më diplomatikë në deklarata.

Verstappen nuk pajtohet plotësisht me shqetësimet e shefit të McLaren, Andrea Stella, për procedurën e nisjes, por bie dakord për dy çështje të tjera: vështirësinë në parakalime dhe situatat e rrezikshme nga “lift and coast”.

Ai theksoi se këto probleme i kishte ngritur që në 2023, duke përmendur nevojën për më shumë ulje marshesh dhe menaxhim energjie në vijat e drejta.

Sipas holandezit, disa gjëra mund të përmirësohen, por koncepti në tërësi mund të mos jetë mjaftueshëm efikas. FIA ka bërë të qartë se për momentin nuk planifikon ndryshime të mëdha rregulloreje, duke theksuar se është ende herët dhe nevojiten më shumë të dhëna.

TË FUNDIT