Në një intervistë të gjatë me gazetën “Blick”, piloti holandez Max Verstappen shpalosi disa pika kyçe në lidhje me të ardhmen e tij në pistë.
“Pas më shumë se 230 garash, qëllimi im sigurisht nuk është të ndjek shtatë tituj botërorë. Për mua, nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja dhe fëmijët”, tha Verstappen.
Katër herë kampioni i botës foli për përvojën e tij me Ferrari GT3 në Nurburgring Nordschleife dhe la të kuptohej se dëshiron të garojë në garën 24-orëshe: “E dua këtë lloj sfide. Në një moment, Formula 1 nuk do të jetë më problem për mua, por kategoritë e tjera do të jenë. Edhe MotoGP mund të më emocionojë”.
Fjalët e Verstappen zbulojnë njëfarë lodhjeje nga udhëtimet e shumta: “Për vite me radhë, kam zhvilluar rreth 24 gara në sezon dhe 6 garat sprint nuk më mbushin me gëzim. Shumica e tyre janë të mërzitshme, por më keqja është se ato ndërpresin orarin normal të garës së vërtetë, asaj të së dielës”.

“E ardhmja? Tani jam 28 vjeç dhe kam një kontratë me Red Bull deri në vitin 2028 që kam ndërmend ta respektoj. Në moshën 40-vjeçare, mund të vini bast se nuk do të jem më në pistë. Ndoshta do të jem ende në garazh, por si menaxher ekipi në një kampionat tjetër“, tha Max Verstappen.



