Max Verstappen (27), piloti holandez i Red Bull-it, dominoi në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në pistën sfiduese të Bakusë. Pas tij në podium u renditën George Russell (Mercedes) dhe Carlos Sainz (Williams).
Kjo ishte fitorja e katërt sezonale për Verstappen dhe e dyta radhazi pas triumfit në Monza. Gara e ardhshme do të mbahet në Singapor më 5 tetor.
Me këtë fitore, Verstappen regjistroi “Grand Slam”-in e gjashtë në karrierën e tij. Grand Slam në Formula 1 nënkupton: pole position, kryesim i garës në çdo xhiro dhe xhiroja më e shpejtë e garës. Me këtë arritje ai barazohet me Lewis Hamilton, ndërsa rekordin historik e mban legjenda Jim Clark me tetë Grand Slam-e (1962–1965) me ekipin Lotus.