Vetaksident në Istog, humb jetën një person
V

Vetaksident në Istog, humb jetën një person

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 06:00 në Dobrushë të Istogut.

Lajmin për AutoPortalin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Një veturë është e përfshirë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, ekipi mjekësor, e po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë bërë edhe nxjerrjen e trupit të pajetë. Rasti po hetohet nga hetuesit e aksidenteve. Trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në IML”, tha Gashi.

TË FUNDIT