Një vetaksident ka ndodhur pas mesnate në Lipjan.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv shihet se një veturë është përplasur me një pemë, duke shkaktuar edhe rrokullisjen e saj.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident, përcjell AutoPortali.
AutoPortali ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje.



