Vetaksident në Pejë, një person i lënduar
V

Vetaksident në Pejë, një person i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë.

Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 09:45, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në konfirmim.

TË FUNDIT