Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Me datën 05.12.2025 rreth orës 06:55 kemi pranuar informacion për një vetaksident trafiku në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë. Si pasojë një person ka pësuar lëndime të lehta trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Gjilan. Hetues policor të njësisë së trafikut janë duke i hetuar rrethanat e këtij vetaksidenti”, thuhet në përgjigjen e Osmanit.



