Mercedes ka zyrtarizuar se George Russell dhe Kimi Antonelli do të jenë pilotët e ekipit edhe për sezonin 2026, në një vit që priten ndryshime të mëdha në Formulëa 1. Të dy kishin kontrata deri në fund të 2025, por ekipi vendosi të mos rrezikojë dhe të vazhdojë me të njëjtën dyshe.
Shefi Toto Wolff kishte tentuar ta sillte Max Verstappen nga Red Bull, por pa sukses. Për momentin, Mercedes do të synojë të përmirësojë paraqitjen dhe të luftojë për vendin e dytë në kampionatin e konstruktorëve.
Deri tani janë konfirmuar 18 nga 22 pilotët për 2026. Vendet e lira mbeten në Red Bull, Racing Bulls dhe Alpine. Verstappen do të vazhdojë me Red Bull, ndërsa pritet që Yuki Tsunoda të largohet, me Isack Hadjar si zëvendësues të mundshëm. Në Alpine, Pierre Gasly është i sigurt, ndërsa kandidatë për vendin tjetër janë Franco Colapinto dhe Paul Aron.