Një person ka mbetur i lënduar pasi u godit nga një veturë në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë.
Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana.
“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Bill Clinton në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret trafiku i kryeqytetit”, deklaroi Pllana.



