Një mjet “Nissan” është përfshirë nga flakët në unazën veriore të qytetit të Korçës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i shërbimit zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve në automjet.
Sipas burimeve të siguruara siç raporton EuroNews, mjeti ka qenë në lëvizje kur është përfshirë nga flakët në pjesën e motorit.
Për punonjësit e shërbimit zjarrfikës, zjarri mendohet të ketë ardhur për shkak të një shkëndije elektrike, transmeton AutoPortali.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij zjarri, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë pa pësuar lëndime.



