Një person ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën nga oborri i shtëpisë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:45, në Gjilan, përcjell AutoPortali.
Njoftimi i plotë:
Gjilan 17.06.2026 – 00:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e shtëpisë së tij, ia kanë vjedhur veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, në veturë kishte edhe 5000 € para të gatshme.



