Në Osojan të Istogut, një qytetar ka raportuar në polici se gjatë natës, persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën që ishte e parkuar në oborrin e tij.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për identifikimin e të dyshuarve, përcjell AutoPortali. “Fsh. Osojan, Istog 20.10.2025 – 06:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur, dyshohet gjatë natës, i kanë vjedhur veturën, të cilën e kishte të parkuar në oborrin e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.