Policia e Vlorës po vijon me aksionin intensiv për ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që parkojnë në mënyrë të paligjshme në qytet, transmeton AutoPortali.
Në katër ditët e fundit, nga 11 deri më 14 korrik, janë vendosur 576 gjoba për parkime të gabuara, ndërsa 163 automjete janë larguar me karrotrec për shkak të shkeljeve të rregullave të trafikut.
Ky aksion u bë në vazhdën e detyrave për menaxhimin e trafikut rrugor dhe respektimin e Kodit Rrugor, me qëllim uljen e parktimeve të parregullta në qendrat urbane të Vlorës.
Policia konfirmon se aksioni do të vazhdojë çdo ditë, duke u shtrirë në të gjithë qytetin dhe duke ndëshkuar çdo drejtues që shkel ligjin.
Prej disa ditësh, veçanërisht fokusi i policisë ka qenë zona e Lungomares, ku janë evidentuar shumë parktime të paligjshme që pengojnë qarkullimin normal dhe krijojnë rrezik për qytetarët.



