Volvo vjen me kamionin e ri elektrik që ka “kapacitet baterie” prej 600 kilometrash që bëhet me një karikim super të shpejtë
V

Volvo vjen me kamionin e ri elektrik që ka “kapacitet baterie” prej 600 kilometrash që bëhet me një karikim super të shpejtë

Volvo Trucks do të lansojë zyrtarisht dhe do të fillojë të marrë porosi për kamionin e saj të ri elektrik për distanca të gjata, Volvo FH Aero Electric, në tremujorin e dytë të vitit 2026.

Megjithatë, që tani, po zbulohen imazhe dhe më shumë detaje rreth kamionit të ri elektrik, ndërsa klientët gjithashtu mund të nënshkruajnë një letër qëllimi për të blerë kamionin e ri, përcjell Telegrafi.

FH Aero Electric i ri është projektuar për detyra transporti në distanca të gjata, një segment që përfaqëson një pjesë të madhe të emetimeve të CO2 të transportit me kamionë, dhe i cili ka qenë sfidues për t’u elektrizuar – deri më tani.

Kamioni i ri do të ketë kapacitet karikimi të shpejtë dhe deri në 600 kilometra “kapacitet” me energji elektrike të pastër.

“Ky është një përparim i vërtetë në transportin me emetime zero. Tani, kompanitë e transportit mund të operojnë distanca vërtet të gjata me kamionë elektrikë pa pasur nevojë të bëjnë kompromis me produktivitetin. Karikimi super i shpejtë dhe kapaciteti i lartë i ngarkesës e bëjnë këtë një zgjidhje shumë konkurruese”, thotë Roger Alm, President i Volvo Trucks.

Siç thuhet më tej, karikimi i baterive në kamionin e ri Volvo FH Aero Electric me rreze të gjatë do të bëhet më shpejt pasi kamioni i ri elektrik është përshtatur me standardin e ri MCS (Sistemi i Karikimit Megavat).

Karikimi i paketës së baterisë së kamionit (nga 20% në 80%) do të zgjasë afërsisht 40 minuta, që do të thotë se mund të bëhet brenda periudhës së pushimit, të ligjshme për shoferët e kamionëve brenda BE-së, duke kontribuar kështu në produktivitet të lartë.

TË FUNDIT