Voziti 197 km/h në zonën me kufizim 130 km/h, ndëshkohet shoferi
V

Voziti 197 km/h në zonën me kufizim 130 km/h, ndëshkohet shoferi

Policia e Kosovës e ka gjobitur me 300 euro shoferin i cili voziti 197 km/h në autostradë ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 130 km/h.

Sipas Policisë, pas publikimit të video-incizimeve në rrjetet sociale, Njësia për Kontrollin e Autostradave ka arritur ta identifikojë shoferin dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore, përcjell AutoPortali.

Gjithashtu, shoferit i janë shqiptuar edhe 3 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për tre muaj.

TË FUNDIT