San Jose këtë korrik u shndërrua në epiqendrën e kulturës automobilistike, teksa edicioni i radhës i Wekfest 2025 mbushi sallat e Convention Center me qindra vizitorë.
Ngjarja, që konsiderohet si më e madhja dhe më e rëndësishmja në turin e Wekfest, solli ekspozimin e makinave më të rralla, më kreative dhe më të sofistikuara të Bregut Perëndimor.
Veçanërisht u spikatën ndërtimet e Hondave, ku mjeshtëria e detajeve u pa që nga debutimet e reja deri te modelet klasike të rikthyera pas shumë vitesh, shkruan Motortrend.
Një ndër më të veçantat ishte Acura NSX e Hanzel, e pajisur me pjesë të rralla Mugen, pjesë e koleksionit të klubit “Members Only”.
Emra të njohur të skenës si Speed Element sollën një përzgjedhje të jashtëzakonshme ndërtimesh JDM dhe europiane, përfshirë tre Nissan Skyline R34 në gjendje perfekte dhe një Ferrari 458 të pajisur me body kit të tipit “cup car”.
Theksi u vendos edhe te projekti më i fundit i Devin Hui, një Skyline R34 i pajisur me pjesë të nivelit të lartë nga HKS.
Nga ana tjetër, CM Autohaus solli një qasje më ndryshe me një AE86 dhe një Porsche të stilit RWB, ndërsa pronari Ezekiel tregoi se këto makina nuk janë vetëm për sy, por shfrytëzohen rregullisht në pistë.
Në listën e makinave që rrëmbyen vëmendjen hynë edhe projektet e John Lau, duke përfshirë RWB Porsche, një Toyota Supra Varis me 1,000 kuaj fuqi, si dhe një Datsun 240Z që duket i gatshëm për pistat japoneze “wangan”.
Tradita e Wekfest San Jose e mbajti edhe këtë vit reputacionin si ndalesa më madhështore të turit.
Për ata që humbën eventin në fund të korrikut, organizatorët publikuan një galeri të pasur me foto që dokumentojnë atmosferën dhe makinat që e bënë këtë edicion unik. /AutoPortali