Wolff largon presionin nga Antonelli, e ka një lutje për gazetarët
W

Wolff largon presionin nga Antonelli, e ka një lutje për gazetarët

Pas viteve objektivisht të vështira në Formula 1, këtë sezon Mercedes është rikthyer në majë, duke e gjetur veten me një kampion potencial në bord. Nëse ka një person që nuk është i befasuar nga paraqitjet e Kimi Antonelli është Toto Wolff, i cili sezonin e kaluar mbrojti fuqimisht vendimin e tij për të investuar tek italiani 19-vjeçar, që zuri vendin e Lewis Hamilton.

Tani që talenti bolonjez kryeson renditjen, Wolff mbron të zgjedhurin e tij nga presioni i medias. “Në Majami do ta pyesin nëse mund ta fitojë kampionatin“, shpjegon shefi i Mercedes, duke folur për kryesimin e Kimi Antonelli në kampionat, të cilin e siguroi pas dy fitoreve radhazi në Shanghai dhe Suzuka.

“I këshilloj gazetarët të mos e bëjnë atë pyetje. Ai ka vetëm dy fitore deri më tani, por kanë mbetur ende 19 gara në sezon dhe ka shumë kohë për të fituar ose humbur. Antonelli duhet të vazhdojë të bëjë një punë të mirë“, deklaroi Wolff.

Ai është gjithashtu i kënaqur nga menaxhimi që italiani po i bën gomave dhe nxjerr disa përfundime në lidhje me gatishmërinë e tij për të dhënë më shumë detaje rreth betejës së brendshme brenda dy pilotëve të Mercedes.

“Do të jemi në gjendje të flasim për kampionatin vetëm në Abu Dhabi dhe ka ende shumë rrugë për të bërë deri atëherë. Asgjë nuk ka ndodhur ende dhe nuk kemi përfunduar as 20 për qind të sezonit“, përfundoi Toto Wolff.

TË FUNDIT