Xhaka, për herë të tretë futbollisti i vitit në Zvicër
X

Xhaka, për herë të tretë futbollisti i vitit në Zvicër

Granit Xhaka është shpallur futbollisti i vitit 2024 në Zvicër. Mesfushori shqiptar pati një sezon fantastik me Bayer Leverkusen ku fituan Bundesligën gjermane dhe shkuan deri në finalen e Ligës së Evropës.

Sezoni i ri filloi me paraqitjen në Evropianin e Gjermanisë. Aty spikati me Zvicrën në mesfushë.

Kështu nuk kishte dyshime, që 32-vjeçari do e fitonte këtë çmim në mbrëmjen e organizuar.

Xhaka e ka fituar dhe më parë këtë çmim. Kujtojmë këtu vitin 2022 dhe 2017.

TË FUNDIT