Yamaha, në Valencia me një risi të madhe
Y

Yamaha, në Valencia me një risi të madhe

Yamaha do të garojë në Çmimin e Madh të Valencias me një kornizë të re për motorin V4, duke synuar të përmirësojë performancën përpara testit të madh të javës së ardhshme.

Piloti i zhvillimit Augusto Fernandez konfirmoi se shasia është plotësisht e re dhe nuk është testuar më parë, duke e quajtur “përgjigjen e parë ndaj problemeve të Misano-s”. Ai shpreson që ndryshimet ta bëjnë motorin më të qëndrueshëm kur goma humbet performancën.

Edhe pse motori do të funksionojë në “modalitet të sigurt”, Fernandez pret një fundjavë më konkurruese në Valencia. Pas garës, Yamaha do të zhvillojë edhe dy ditë testime shtesë në të njëjtin pistë.

TË FUNDIT