Lamine Yamal shfaqi hapur zhgënjimin e tij kur u zëvendësua në ndeshjen ndaj Frankfurtit, ndonëse Barcelona kishte ndeshjen nën kontroll.
Trajneri Hansi Flick konfirmoi se 18-vjeçari nuk e priti mirë vendimin, por theksoi se gjithçka ishte një masë taktike.
“Lamine ishte pak i zhgënjyer, por kishte marrë një të verdhë dhe na duheshin lojtarë të freskët,” u shpreh Flick, duke nënvizuar se reagimi i lojtarit është i natyrshëm për moshën dhe ambicien e tij.
Yamal, autor i asistit për golin deciziv të Jules Kounde, u pa i irrituar gjatë daljes nga fusha, teksa i la vendin Roony Bardghjit.
Flick shtoi se zëvendësimi synonte të ruante rezultatin dhe të shmangte rrezikun e një kartoni të dytë për talentin e ri të Barcelonës. /AutoPortali



