Zbulohen fitimet e pilotëve në Formula 1 për vitin 2025
Z

Zbulohen fitimet e pilotëve në Formula 1 për vitin 2025

Ndonëse prej dy vitesh është kampione për konstruktorë dhe këtë sezon sukses të dyfishtë, edhe me titullin e pilotëve, McLaren aktualisht nuk është ndër skuadrat me burimet më të mëdha financiare në Formula 1. Pagat e saj janë më të ulëta krahasuar me tri skuadrat e mëdha, madje edhe me ekipin Aston Martin. Për shumicën e ekipeve, përjashtuar Ferrarin, Red Bullin dhe Mercedesin, zbatohet rregulli 5/3 /1: pesë milionë bonus për titullin e pilotëve, tre për vendin e dytë dhe një për vendin e tretë.

Pothuajse të gjithë pilotët marrin edhe bonuse për fitore dhe podium në çdo garë, që zakonisht vlerësohen rreth gjysmë milioni dollarë secila. Për Lando Norrisin, përveç kupës së kampionit, e para dhe ndoshta më e rëndësishmja e karrierës së tij, viti 2025 ka qenë jashtëzakonisht fitimprurës. Paga e tij (rreth 20 milionë dollarë te McLaren), i shtohen rreth 4 milionë për fitoret e shtatë garave dhe 5 milionë të tjera për titullin botëror. Duke përfshirë edhe shpërblimet e tjera, vlerësohet se ai do të arrijë deri në 30 milionë dollarë fitime totale.

Kjo e ngjit britanikun në vendin e katërt të pilotëve më të paguar të vitit, ndjeshëm prapa Max Verstappen-it, Lewis Hamilton-it (pa asnjë podium këtë vit) dhe madje edhe pas Charles Leclerc-ut, i cili ka shtatë podiume dhe asnjë fitore në 2025-ën. Nga ana tjetër, Oscar Piastri do të përfitojë një milion dollarë për vendin e tretë në renditjen botërore, plus bonuset për fitoret (7, njësoj si Norris) dhe podiumet. Në total, ai mund të arrijë deri në 10 milionë dollarë fitime këtë vit.

FITIMET E PILOTËVE

Sponsorët e ekipeve zakonisht kanë klauzola të posaçme për fitimin e kampionatit, ndaj për McLaren kjo nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të madh financiar krahasuar me vitin e kaluar.

FITIMET E PILOTEVE

 

TË FUNDIT