Ekipet e Formula 1 kanë nisur prezantimin e makinave për sezonin 2026, me Red Bull që hap zyrtarisht sezonin më 15 janar në Detroit, së bashku me ekipin satelit Racing Bulls. Zgjedhja e Detroitit lidhet me partneritetin e ri me Ford-in, prodhuesin e motorëve për sezonin e ardhshëm.
Prezantimet do të vazhdojnë shpejt: Audi më 20 janar, Mercedes më 22 janar, ndërsa Alpine, Haas dhe Ferrari më 23 janar. Testimet e para private do të mbahen në Barcelonë nga 26 deri më 30 janar.
Pritshmëritë më të mëdha janë nga Aston Martin dhe McLaren, të cilët do të prezantojnë makinat e tyre më 9 shkurt, pak para fillimit të sezonit në Melburn. Aston Martin hyn në një epokë të re me motorë Honda dhe me Adrian Newey si drejtor teknik.
Sezoni 2026 konsiderohet historik për shkak të rregulloreve të reja, që sjellin ndryshime të mëdha teknologjike dhe konkurruese në Formula 1.



