Transferimi i Edon Zhegrovës te Juventusi është në prag të zyrtarizimit.
Ylli i përfaqësueses së Kosovës ka mbërritur sot në Torino, ku është parë duke përshëndetur tifozët bardhezinj jashtë qendrës mjekësore të klubit, transmeton AutoPortali.
Zhegrova pritet të kryejë vizitat mjekësore gjatë ditës së sotme, pas së cilave do të nënshkruajë kontratën pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër”.
Sipas mediave italiane, futbollisti 25-vjeçar do të përfitojë një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.
Edon Zhegrova è atterrato a Torino 🛬 pic.twitter.com/sH54wsL8wh
— JuventusFC (@juventusfc) September 1, 2025
Pas paraqitjeve të shkëlqyera me Lille në Ligue 1 dhe me përfaqësuesen e Kosovës, Zhegrova do të nisë tashmë një kapitull të ri në karrierën e tij në elitën e futbollit italian, Serie A.
Juventusi ka parë te Zhegrova një përforcim të rëndësishëm për krahët e sulmit, me trajnerin Igor Tudor që pritet ta ketë në dispozicion menjëherë pas ndeshjeve ndërkombëtare të Kosovës.


 
                                    

