Zilisch tregon se e kishte parashikuar të ardhmen e Antonellit në Formula 1
Z

Zilisch tregon se e kishte parashikuar të ardhmen e Antonellit në Formula 1

Piloti 19-vjeçar i NASCAR Cup Series, Connor Zilisch, ka thënë se e kishte kuptuar që herët se Kimi Antonelli do të arrinte në Formula 1, pasi garonin së bashku në karting.

Të dy u rritën duke garuar kundër njëri-tjetrit në Evropë, ku Zilisch kalonte verat për të fituar eksperiencë. Në podcastin Gypsy Tales, piloti i Trackhouse Racing u shpreh se Antonelli ishte “një nga pilotët më të mirë” kundër të cilëve ka garuar ndonjëherë.

“Kalova tre ose katër vite duke garuar kundër tij. Gjithmonë e dija që do të shkonte në F1. Është një nga tre pilotët më të talentuar me të cilët kam garuar”, tha ai.

Zilisch shtoi se vitet e kaluara në Evropë, larg prindërve, e ndihmuan të piqej si person dhe i konsideron ato si disa nga momentet më të bukura të jetës së tij.

TË FUNDIT