Zjarr i madh përfshin Ksamilin në Shqipëri
Z

Zjarr i madh përfshin Ksamilin në Shqipëri

Disa zona në periferi të Ksamilit janë përfshirë nga zjarre të mëdha, duke shkaktuar shqetësim të madh për banorët dhe autoritetet lokale.

Sipas raportimeve nga Top Channel, mbi 60 forca zjarrfikëse janë angazhuar në terren me katër mjete zjarrfikëse dhe dy autobotë me ujë, në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët, transmeton AutoPortali.

Ndërhyrja ka qenë veçanërisht e vështirë gjatë natës për shkak të errësirës dhe terrenit të thyer, çka ka penguar punën e tyre për të izoluar vatrën dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.

TË FUNDIT