Zjarri në Kçiq të Mitrovicës, reagojnë forcat e KFOR-it
Z

Zjarri në Kçiq të Mitrovicës, reagojnë forcat e KFOR-it

Gjatë ditës së djeshme, kanë shpërthyer zjarre të mëdha në Kçiq të vogël të Mitrovicës.

Flakët, pos që dogjën mijëra hektarë tokë, rrezikuan edhe banorët.

Katër shtëpi të vjetra e të pabanuara u dogjën, njofton Klankosova.tv.

Fatmirësisht nga zjarret nuk u lënduar njerëzit, përcjell AutoPortali.

E mëngjesin e sotëm, për t’iu dalë në ndihmë banorëve dhe zjarrfikësve u aktivizua edhe KFOR-i.

Forcat ushtarake të NATO-s në Kosovë, nisën fikjen e zjarrit nga ajri.

TË FUNDIT