Zjarri përfshin klinikën në Indi, 6 pacientë humbin jetën
Z

Zjarri përfshin klinikën në Indi, 6 pacientë humbin jetën

Të paktën gjashtë persona humbën jetën në Indi si pasojë e një zjarri që përfshiu një klinikë private në qytetin e Dindigul, në shtetin jugor të Tamil Nadu.

Lajmi u dha nga autoritetet lokale të cilat shtojnë se rreth tridhjetë pacientë të tjerë janë lënduar rëndë. Zjarri është përhapur nëpër objekt për arsye ende të paqarta.

Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm disa javë pas vdekjes së dhjetë të porsalindurve, në një tragjedi të ngjashme në Uttar Pradesh.

Lista e incidenteve për shkak të neglizhencës dhe masave të dobëta të sigurisë në spitalet publike dhe private indiane në Indi është tragjikisht e gjatë.

TË FUNDIT