McLaren ka përfshirë në programin e saj të pilotëve zhvillimorë Elan 14-vjeçare, vajzën e dy herë kampionit të botës Mika Hakinnen. Skuadra britanike, kampione e konstruktorëve dy sezone radhazi, do të marrë pjesë që nga viti 2026 në kampionatin femëror F1 Academy me dy makina.
Këtë sezon për McLaren garon 20-vjeçarja Ela Loyd, ndërsa vitin e ardhshëm i bashkohen Stivens (27) dhe Hakinnen (14). Drejtori ekzekutiv i McLaren, Ross Brawn, theksoi se përfshirja e tri piloteve të reja tregon përkushtimin e ekipit ndaj rritjes së pranisë së grave në motorsport.
Ela Hakinnen, fituese e garës ndërkombëtare “Champions of the Future” në vitin 2024, është pilotja më e re që ka hyrë në programin e McLarenit. Mika Hakinnen theksoi se vajza e tij ka talent dhe vendosmëri për të arritur majat.
Lella Lombardi mbetet gruaja e fundit që ka garuar në F1 në një garë zyrtare (1976), por sipas Hakinnen, Formula 1 do të ketë një pilote brenda pak vitesh, qoftë Ela apo dikush tjetër.



