Zvicër, Këshilli Federal refuzon gjobitjen e shoferëve që lëvizin ngadalë
Z

Zvicër, Këshilli Federal refuzon gjobitjen e shoferëve që lëvizin ngadalë

Në qershor, deputeti Walter Gartmann paraqiti një mocion në parlament duke kërkuar të penalizojë shoferët me shpejtësi të ulët: policia do t’u dërgonte sinjale ndërsa ata janë pas timonit duke i nxitur të ngasin më shpejt.

Nëse nuk e bëjnë këtë, do të gjobiteshin, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Kjo masë do të përmirësonte sigurinë rrugore, do të ndalonte përpjekjet e shoferëve të tjerë për tejkalim dhe do të krijonte më pak bllokime trafiku, argumentoi Gartmann.

Megjithatë, qeveria e hodhi poshtë idenë e penalizimit të atyre që lëvizin ngadalë, duke thënë se “nuk është e detyrueshme të ngasin me një shpejtësi maksimale të shpallur”.

Për më tepër, “do të ishte e vështirë, nga pikëpamja teknike dhe ligjore, të zbatohej një masë e tillë”, tha Këshilli Federal. /AutoPortali 

TË FUNDIT