Gjigandi kinez i teknologjisë Baidu po përgatitet të lansojë automjete pa shofer në Zvicër.
Njoftimi u bë nga Yong Gessner, kreu evropian i Grupit të Drejtimit Inteligjent të Baidu-së, në gazetën e djeshme NZZ.
Sipas kompanisë, lansimi fillestar do të jetë në rajonet periferike, jo në qytetet e mëdha.
Për të filluar, makinat do të kenë shoferë sigurie në bord por ato do të ngasin vetë.
Baidu dëshiron të bashkëpunojë me një ofrues ekzistues transporti në Zvicër por bisedimet janë ende në vazhdim, transmeton albinfo.ch./AutoPortali