CFR 1907 Cluj ka bërë të ditur zyrtarisht ndarjen e rrugëve me mesfushorin Lindon Emerllahu.
Klubi rumun ka konfirmuar se ka arritur një marrëveshje me FC Polissya Zhytomyr për transferimin e përhershëm të futbollistit 23-vjeçar në kampionatin ukrainas.
Emerllahu iu bashkua skuadrës nga Cluji gjatë afatit dimëror dhe u përshtat shpejt, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës.
Gjatë qëndrimit të tij te CFR Cluj, ai zhvilloi 41 ndeshje zyrtare, ku kontribuoi me 6 gola dhe 3 asistime.
Roli i tij ishte i dukshëm edhe në sukseset e ekipit, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e formacionit që triumfoi në Kupën e Rumanisë, një arritje e rëndësishme për klubin.
Në komunikatën zyrtare, drejtuesit e CFR Cluj kanë shprehur mirënjohjen për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar nga Emerllahu, duke i uruar atij suksese në vazhdim të karrierës së tij me fanellën e Polissya Zhytomyr. /AutoPortali



