Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka reguar pasi Kuveni i Kosovës ka miratuar projektligjin për KPM-në, përcjell Auto Portali.
Deliu tha se me votimin e sotëm të këtij ligji, gazetarët dhe mediat e lira në Kosovë u cënuan.
Ajo bën pyetje se nga çka po friksohet qeveria.
Postimi i plotë i saj:
Mediat e lira në Kosovë, të githë gazetarët e pavarur, punëtorë e të guximshëm të vendit tonë, do ta mbajnë përgjithmonë mend secilin emër të kësaj shumice parlamentare e cila sot votoi një ligj që cënon liritë dhe të drejtat e tyre. Mbi të gjitha, cënon demokracinë dhe rrugën e integrimit evropian të Kosovës. Pse po frikësohet kaq shumë kjo Qeveri? Besoj, përgjigjen e dini të gjithë!/AutoPortali/



