Gjatë javës së aktiviteteve ROADPOL 2025, nga 16 deri më 22 qershor, Policia e Kosovës ka shtuar patrullimet dhe kontrollet në të gjitha rrugët kryesore të vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Qëllimi i këtij aksioni ishte evidentimi i shoferëve për përdorim të alkoolit, transmeton AutoPortali.
Sipas të dhënave zyrtare, njësitë e trafikut ngritën 722 pika kontrolli, ku u skanuan 338 shoferë. Prej tyre, 19 drejtues rezultuan me përqendrim alkooli mbi normën e lejuar, duke u përballur me masa ligjore dhe pezullim të lejeve të drejtimit.
Ky operacion vjen si pjesë e angazhimit të Rrjetit Evropian të Policive Rrugore për të minimizuar numrin e ngasësve nën ndikim të alkoolit, një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore në vend. /AutoPortali



