Pas shtatë vitesh diskutime, Bashkimi Evropian ka vendosur të mos e heqë orën verore.
Kjo do të thotë se më 30 mars, akrepat e orës do të spostohen një orë përpara, duke na marrë 60 minuta gjumë.
Italia dhe disa vende të tjera kanë mbështetur mbajtjen e këtij ndryshimi, kryesisht për shkak të kursimeve në faturat e energjisë.
Llogaritet që me orën verore, çdo vit kursehen rreth 100 milionë euro, pasi njerëzit përdorin më pak drita në mbrëmje.
Për shumicën e njerëzve, ky ndryshim është thjesht një bezdi e vogël, por për disa, mund të ndikojë në ritmin e gjumit dhe të lodhjes.
Megjithatë, edhe pse debati përsëritet çdo vit, qeveritë evropiane ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar për ta hequr këtë praktikë.



