Tentim kontrabandimi me telefona në Vërmicë, vlera e tyre mbi 250 mijë euro
T

Tentim kontrabandimi me telefona në Vërmicë, vlera e tyre mbi 250 mijë euro

Oficerët doganorë në pikë kalimin kufitar të Vermicës, sot arritën të parandalojnë tentim futjen e telefonave mobil ku vlera preliminare e sasisë së kapur kalon 250 mijë euro.

Pas ndalesës së një automjeti me targa të huaja oficerët doganor e kanë selektuar për kontroll ku së bashku me policinë kanë ushtruar kontrollin,  i cili edhe ka rezultuar me ketë zbulim, përcjell Klankosova.tv.

Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar gjithsej 315 pajisje të reja, duke përfshirë: 260 telefona të markës iPhone, modele 13 dhe 15. 55 telefona të markës Samsung. 10 orë të zgjuara (smart ëatch) të serisë IX.

Mund të jetë një imazh i teksti

TË FUNDIT