Adnan Dibrani nga Mitrovica, është kosovari i parë që bëhet deputet në Parlamentin Evropian.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, shkroi Tahiri në Facebook./AutoPortali/
Lajmi i plotë:
Urime Adnan!
Rrezultatet preliminare dhe raportimet e mediave suedeze po tregojnë se, z. Adnan Dibrani, është shqiptari i parë nga Kosova që ka fituar mandatin e eurodeputetit dhe nga sot, në 5 vitet e ardhshme do të jetë eurodeput në Parlamentin e Evropës.
Adnani, ka lindur në Mitrovicë, si i ri emigroi në Suedi, atje kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Përndryshe, Adnani për tri mandate ishte deputet në Parlamentin e Suedisë dhe poashtu ishte përfaqësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku e ndihmoi shumë ![]()




