Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se nga janari i këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë janë kryer 3.098 lindje.
Në njoftim thuhet se prej tyre 1.247 me operacion.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje nga SHSKUK-ja.
Nga 1 janari i këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer 3.098 lindje, prej tyre 1.247 me operacion.
Në klinikë janë kryer edhe 1 mijë e 664 operacione të llojeve të ndryshme.
Nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes./AutoPortali/



