Mot i nxehtë, temperaturat deri në 37 gradë
M

Mot i nxehtë, temperaturat deri në 37 gradë

Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Njëkohësisht hyjmë edhe zyrtarisht në stinën e verës.

Do të ketë edhe koncentrime të pluhurit Saharian, të cilat do të zbehin pamjen e qiellit.

Era do fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 37°C.

TË FUNDIT