Mjet shpërthyes në një rrugë të Prishtinës, flasin nga policia
M

Mjet shpërthyes në një rrugë të Prishtinës, flasin nga policia

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar të pashpërthyer në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

TË FUNDIT