Specifikat e automjetit
Illyrian TSX, sipas sipërmarrësit shqiptar pritet të renditet në mesin e pesë makinave më të shpejta në botë, duke qenë se hyn në kategorinë e hiper-makinave.
Shpejtësia maksimale e këtij automjeti është 375 kilometër në orë.
Supervetura e re Illyrian Pure Sport ka një motor 3.0 litërsh Twin Turbo me 950 kuaj/fuqi.
Çmimi i automjetit sportiv do të variojë nga 1.2 milionë euro deri në 1.7 milionë euro, duke e futur kështu në kategorinë e brendeve luksoze.
Historia e Qëndrim Thaçit, ideatori i hiper-makinës shqiptare
Sipërmarrësi shqiptar nga komuna e Drenasit ishte shpërngulur vite më parë në Itali së bashku me familjen e tij dhe për momentin vepron në Gjermani.
Ai në fakt kishte qenë master i diplomuar në stomatologji, por dëshira dhe pasioni për makinat bëri që të ndiqte shkollën italiane për dizajne industriale e njohur si eAD.

Thaçi ka qenë i përfshirë në projekte shumë të mëdha sikurse për brendet Ferrari dhe Lamborghini.
Në vitin 2016 ai e kishte themeluar kompaninë Arrera e cila fillimisht ishte thjesht kompani jofitimprurëse, por që gjatë viteve e kishte bërë fitimprurëse.
Planet për të ardhmen
Sipërmarrësi shqiptar nuk dëshiron të ndalet me kaq dhe në planet e së ardhmes përfshihet edhe vetë Kosova.
Ai thotë se dëshiron të iniciojë një plan për ndërtimin e një piste madhështore në Kosovë.
Thaçi madje thotë se ka inicuar një ide për të hapur një shkollë në Kosovë për dizajn inxhinierik dhe për inxhinieri mekanike për të gjithë adhuruesit e makinave që duan ta ndjekin këtë profesion.